Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku dhe një numër i madh i tiketave të shqiptuara.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë raportuar 15 aksidente me persona të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.
Ndërkohë, policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 307 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme, transmeton “Bota sot”.
Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 42 persona, ndërsa 37 persona janë dërguar në mbajtje.
Në ndalim policor nuk është raportuar asnjë person, ndërsa një person është duke vuajtur dënimin.
Statistikat e përgjithshme:
Aksidente me fatalitet: 0
Aksidente me të lënduar: 15
Aksidente me dëme materiale: 24
Tiketa trafiku të shqiptuara: 2,307
Persona të arrestuar: 42
Persona në mbajtje: 37
Persona në ndalim policor: 0
Persona në vuajtje të dënimit: 1
