ShowBizzz

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, cila është arsyeja?

Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje, 6 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjebrea është parë duke hyrë në ambientet e institucionit rreth orës 10:00, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar nëse moderatori është thirrur për të dhënë dëshmi në lidhje me ndonjë çështje nën hetim apo nëse vizita e tij ka një tjetër qëllim.

Gjithashtu, SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me praninë e tij në institucion.

Ardit Gjebrea është një nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar. Prej vitesh ai drejton programin “E Diela Shqiptare” në TV Klan, ndërsa është gjithashtu producent dhe organizator i festivalit muzikor “Kënga Magjike”.

Për momentin, paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme mbetet pa një shpjegim zyrtar, ndërsa nuk ka të dhëna që të tregojnë se Gjebrea është nën hetim apo përballet me ndonjë akuzë.

Të Ngjashme