Lajme

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga Interpol-i

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar më 30 tetor 2026, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.

I arrestuari, me inicialet D.A., kërkohej përmes Interpol-it, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Luksemburgut, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të këtij shteti.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Të Ngjashme