Një biznes që ushtron aktivitetin në fushën e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në zonën e Fushës së Vjetër në Gjirokastër.
Flakët kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rreth gjysmën e qytetit.
Zjarri paraqiste rrezik serioz për përhapjen e zjarrit drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin në afërsi të saj.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e plotë të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt objekteve dhe ambienteve përreth.
Nga zjarri u dogj vetëm magazina, ndërsa ndërhyrja me kohë bëri të mundur mbrojtjen e dy pallateve të banimit, duke shmangur dëmtimin e banesave, automjeteve të parkuara në afërsi dhe çdo cenim të jetës apo shëndetit të qytetarëve.
Nga incidenti fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale në biznes mbeten ende për t’u vlerësuar.
Screenshot
