Lajme

Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Një grua është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fëmijët me sëpatë dhe ka dëmtuar një park.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës tetëmbëdhjetë e tridhjetë minuta, ka pranuar informacionin se një grua po sulmonte fëmijët me sëpatë në një park dhe po e demolonte hapësirën.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarën.

Policia ka sekuestruar nga ajo një sëpatë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme