Një grua është arrestuar në fshatin Uglar të Graçanicës nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijëve të saj të mitur.
Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara është testuar për alkool dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.
Fëmijëve të saj u është ofruar ndihmë mjekësore në prani të një punonjësi social, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar.
