Lajme

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij

Një person është arrestuar në  Drenas, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

Të Ngjashme