Kuriozitete

Studentët vijojnë protestën në ditën 6, mblidhen te Ministria e Arsimit, blindohen dritaret e institucionit

Studentët vijojnë protestën në Tiranë për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit. Dritaret e institucionit janë blinduar në pritje të zhvillimit të tubimit, ndërsa policia ka krijuar një kordon sigurie para godinës. Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë dhe nuk raportohen incidente apo akte dhune.

Prej 6 ditësh, studentë, nxënës dhe qytetarë kanë protestuar në Tiranë, shoqëruara me akte dhune dhe ndërhyrje të Policisë së Shtetit. Protesta e e së premtes (17 tetor) u shoqërua me orë të tëra tensionesh dhe përplasjesh mes protestuesve dhe policisë, ndërsa situata u përshkallëzuar nga Ministria e Arsimit deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe zona të tjera të kryeqytetit.

Protestuesit hodhën molotovë drejt ish-hotel “Dajtit”, ku ndodhen zyrat e Bankës së Shqipërisë, duke i vënë flakën hyrjes së institucionit. Zjarre u raportuan gjithashtu në ambientet e Gjykatës së Lartë, ndërsa u dogjën një biznes dhe automjete në zonën pranë saj.

Të Ngjashme