Lajme

Nga bashkëpunimi te kritikat ndaj Edi Ramës, Landi i West Side Family krah studentëve: Politikë e ndyrë me gj*k (REAGIMI)

Teksa protesta studentore hyn sot në ditën e saj të gjashtë, revolta e të rinjve, nga dita në ditë, sa vjen e dëgjohet më shumë nga personazhe të njohura, kryesisht artistët.

Mirëpo reagimi i Landit të West Side Family ka tërhequr më së shumti vëmendje, pasi këngëtari haptazi përkrah protestën e të rinjve. Ai ka reaguar përmes disa vargjeve të shkruara nga artisti i ndjerë Dr.Flori ku shkruhet:

Jam i papërfaqësuar, i paralizuar

Unë jam i tradhëtuar, jam i nënvlerësuar

Unë nuk jam pazar e as matematikë

O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt

E kur fillon për keq të shkojë deri në fund

Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund

E shohin një dritë të vogël

Se më keq s’ka ku të shkojë

VETËM ME BESIM TEK ZOTI

Ky vend mund të shpëtojë

Kujtojmë se Landi , Dr.Flori dhe Miri (grupi i West Side Family) në 2003 kanë pasur një bashkëpunim muzikor me kryeministrin Edi Rama, asokohe kryetar i Bashkisë Tiranë, kënga “Tirona” e cila sot e kësaj dite dëgjohet nga një pjesë e mirë qytetarësh.

Të Ngjashme