Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët përmes rrjeteve sociale

Një person është arrestuar në fshatin Rracaj të Gjakovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest aktiv.

Sipas raportit policor, arrestimi është kryer më 10 korrik rreth orës 20:20 nga njësiti i antidrogës.

Pas verifikimeve, është konstatuar se i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se kishte kanosur zyrtarë policorë përmes rrjeteve sociale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me përfundimin e procedurave është dërguar në qendrën e paraburgimit.

“Fsh. Rracaj, Gjakovë 10.07.2026-20:20. Njësiti i anti-drogës  ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, për të cilin kishte urdhër-arrest aktiv. Pas verifikimit është vërtetuar se i dyshuari  përmes rrjeteve sociale kishte kanosur zyrtarët policorë, për të cilin rast është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. I dyshuari dërgohet në qendrën e paraburgimit”, ka njoftuar policia./teve1.info/

Të Ngjashme