Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Prishtinë.

Ai dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj.

Rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse.

Të Ngjashme