Lajme

Rasti në Demiraj, Hyseni: Komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se kjo komunë është tronditur sot nga lajmi ku një 27-vjeçar dhe foshnja e tij u gjetën të vdekur në fshatin Demiraj.

Ai duke u shprehur ngushëllime familjarëve ka thënë se presin që organet e drejtësisë të zbardhin rrethanat e rastit

“Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët. Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shkruar Hyseni.

Policia ka arrestuar një 65 vjeçar si të dyshuar për rastin. I arrestuari është babai i 27-vjeçarit të vdekur.

Të Ngjashme