Protesta studentore vijon edhe këtë të dielë te Kryeministria. Të rinj dhe qytetarë të shumtë u mblodhën edhe sot para Ministrisë së Arsimit, orët e pasdrekës.
Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë.
Situata sot paraqitet më e qetë se ajo e një dite më parë.
Edhe pse moti nuk i favorizon, pasi shiu ka rënë pothuaj gjatë gjithë ditës, protestuesit qëndrojnë në shesh duke thirrur: Rama në burg, Berisha në burg.
