Në Viti është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, por Policia nuk ka treguar se çfarë pozite ka viktime.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 4 nëntor, rreth orës 14:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
