Lajme

Arrestohet një person për tentim-vrasje në Prishtinë, sekuestrohet arma e dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me një rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, që kishte ndodhur më 16 prill 2026 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është bërë më 15 maj 2026, ndërsa gjatë aksionit është sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë, për të cilën dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 16.04.2026 – 03:47. Me 15.05.2026 lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i është sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/

Të Ngjashme