Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak
Sipas njoftimit ai u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në mënyrë që t’i lejohet hyrja kundërligjshëm në Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti iu kishte ofruar zyrtarëve policorë 30 euro për të hyrë kundërligjshëm në Republikën e Kosovës. Bankënotat janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/
