![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/arta-bajrami-paralajmeron-kengen-e-re-publikohet-te-enjten_649bd0794f514.png?resize=850%2C478&ssl=1)
Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami është bërë aktive me projekte muzikore.
Ajo deri më tani ka publikuar disa këngë dhe një të tillë e ka paralajmërua edhe së fundmi.
Në një postim të radhës në Instagram, autorja e “I njëjti ke mbet” ka njoftuar se ka finalizuar projektin e ri, i cili do të jetë i shoqëruar edhe me videoklip.
Arta zbuloi se kënga e saj e re mban titullin “S’jam aktore” dhe pritet të publikohet të enjten, më 29 qershor.
“S’jam aktore, të enjten, ora 18:00”, ka shkruar këngëtarja sipër një postimi ka ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës.
Theksojmë që kohë më parë, Arta zbuloi se pjesë e klipit të saj të ri do të jetë ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura.