ShowBizzz

“As brekë, as nder s’ju lanë”/ Roza Lati publikon mesazhin e fortë

Moderatorja Roza Lati ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë disa vargje me tone të forta kritike ndaj gjendjes së shoqërisë shqiptare.

Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka publikuar një tekst që i atribuohet Faik Konicës, në të cilin kritikohet varfëria, mungesa e dinjitetit dhe mënyra se si qytetarët pranojnë të trajtohen nga ata që kanë pushtetin.

“As bukë, as brekë s’ju lanë, ju punoni, ata hanë! Nuk ju lan’ as pakë nderë, q’e kini pasur përherë”, thuhet në vargjet e shpërndara nga moderatorja.

Mesazhi vijon me një thirrje të drejtpërdrejtë për shqiptarët: “O shqiptarë barkzbrazur, fustan­cjerr’ e këmbëzbathur, zemërohuni një herë”.

Roza nuk e ka shoqëruar publikimin me ndonjë koment personal dhe nuk ka përmendur emra politikanësh apo ngjarje konkrete.

Megjithatë, përmbajtja e vargjeve përcjell një kritikë të qartë ndaj pabarazisë dhe një thirrje për reagim qytetar.

Postimi vjen në një periudhë kur zhvillimet politike dhe protestat në vend kanë qenë në qendër të diskutimeve publike, ndonëse moderatorja nuk ka sqaruar nëse mesazhi i saj lidhet drejtpërdrejt me këto zhvillime.

Të Ngjashme