Lajme

Asgjësohen 1121 bimë të dyshua*a nakotike të llojit C*nnabis Sati*a, në pranga 2 persona

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Deja”, pas kontrolleve intensive nga toka dhe monitorimit me dronë nga ajri për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, në një parcelë të kultivuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, janë konstatuar 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

NEWS  U qëllua me armë zjarri në një hotel në Tiranë, detaje nga plagosja e 18-vjeçares! Punonjësja e dërgoi studenten në spital me plagë në kraharorPër kultivimin e tyre, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë dhe arrestuar dy persona: A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Komisariatit të Policisë Mat dhe Komisariatit të Policisë Kamëz.

NEWS  Kush e spiunoi Ervin Metën?/ Gazetari: Si bashkëpunimi ndërkombëtar, u vë prangat edhe ‘peshqve të mëdhenj’ në arratiMaterialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Policia u ka bërë apel qytetarëve, veçanërisht banorëve të zonave rurale, që të denoncojnë çdo rast apo indicie për kultivimin e bimëve narkotike, duke theksuar se bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

NEWS  Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë në Sarandë, stafi i hotelit e telefonon dhe i thotë se kamarieri po priste t’i kthente paratë, fatura ishte vetëm 1.000 lekë

Të Ngjashme