Lajme

ASK publikon statistikat e transportit dhe telekomunikimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për Transportin dhe Telekomunikimin për muajin qershor 2026, sipas të cilave gjatë këtij muaji është shënuar rënie e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. ASK njofton se numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 238, ose 7,4 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025

ASK njofton se në muajin qershor 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte  2 314 ose  (-5,7 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i udhëtarëve në total ishte 372 433 ose  (-5,0 %) më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Qershor 2025).

Sipas ASK-së, në muajin qershor 2026, numri i udhëtarëve në transportin hekurudhor ishte 7 238, ose 7,4 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit  2025. Ndërsa, mallra të transportuara përmes transportit hekurudhor nuk kishte në këtë muaj.

“Në muajin qershor 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 71 893, me një rritje prej 5,2 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte  1 826 651, me një rënie prej (-0,6 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në muajin qershor 2026, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 512 900, ose 2,19 % më shumë sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320 944, ose 1,76 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, njofton ASK.

Të Ngjashme