Lajme

“Audi” përplas nënën me foshnjën 3-muajshe në krahë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një grua, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë foshnjën e saj 3-muajshe.

Foshnja fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa nëna ka marrë lëndime të lehta.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Për momentin, nuk ka të dhëna për persona të tjerë të lënduar nga aksidenti.

Të Ngjashme