Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani janë shfaqur së fundmi në një Instastory ku duken të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.
Në pamjet e publikuara, dyshja shihen në një atmosferë të qetë duke kaluar momente së bashku, shkruan Indeksonline.
Ky postim ka mjaftuar të tërheqë vëmendjen e ndjekësve dhe të nxisë komente në rrjet.
Raporti i tyre duket se po vazhdon normalisht edhe pas daljes nga reality show, ndërsa postimet e fundit i kanë bërë sërish pjesë të vëmendjes së publikut.
