Lajme

Automjeti i mbushur me drogë, kapet shqiptari në Igumenicë

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur e sekuestruar pasditen e sotme në Igumenicë. Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë policët grekë ata të cilët kanë kapur këtë të shtunë ngarkesën në një mjet.

Një automjet në të cilin ndodheshin dy persona nuk i është bindur urdhrit të policisë greke për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë duke u larguar.

Gjatë ikjes automjet është përplasur me një mjet të parkuar në zonën e Mazarakias në Igumenicë dhe ka ndaluar. Nga mjeti kanë dalë dy personat, njëri prej tyre shqiptar, dhe kanë tentuar të largohen me vrap, mirëpo efektivët e policisë kanë mundur t’i ndalojnë dhe t’i arrestojnë.

Droga e vendosur ne makine
Droga e vendosur ne makine

Brenda mjetit të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar 66 pako me 87.5 kg marijuanë dhe 10 pako me 11 kg hashash të llojit “çokollatë”, në total 98.5 kg drogë. Nga verifikimi i mjetit, rezulton se është në pronësi të një shtetasi grek që ndodhet në qeli. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, ka rezultuar me shtetësi greke dhe nuk kishte leje drejtimi për automjet, ndërsa pasagjeri, shqiptari kishte masë ndalimi hyrje në Greqi.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 540 kg marijuanë dhe hashash, që dyshohet se kanë ardhur nga Shqipëria

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo