Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se 7 qershori do të sjellë rezultate që do ta balancojnë skenën politike.
Ai ka thënë se këto rezultate do “ulin me këmbë në tokë Albin Kurtin”
Rezultati ka me qenë shumë i ulët. Ka me pas balancim të skemës politike. Rezultati i qershorit ka me krijua një rezultat që ka me ulë me këmbë në tokë. Ka me qetësuar me bë një marrëveshje të mirë politike, ndoshta me PDK-në apo LDK-në. Besoj që mbas 7 qershorit kanë mu gjet zgjidhje”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani është lidere për të mirën e shtetit, kurse Kurtin e ka quajtur shoë-men.
Haxhiu ka fol edhe për çështjen e gazit amerikan, duke thënë se LDK do ta realizojë.
Ai ka thënë se Kurti nuk ka interesim për këtë.
Madje ai duke përmendur një vizitë të Kurtit në Spanjë para disa muajve ka thënë se nuk mund të pritet nga Kurti diçka e tillë kur merr pjesë në Kongrese kundër Trumpit dhe ShBA-së.
“Para disa jave, Kurti në vend që të shkojë në Departamentin Amerikan, apo në Shtëpi të Bardhë ka qenë në Kongresin e të majtëve në Spanjë. Aty janë mbledh krejt majtistët e Evropës, krejt ata që janë anti-Trump, ose antiamerikanë. Kurti nuk mendoj që është anti-amerikan, por Kurti ka qenë në tavolinë me anti-amerikanët. Nuk besoj që është, por pjesëmarrja në kongres të tillë është gabim”, tha Avdyli.
