10
Ish-avioni privat i baronit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, është shndërruar sot në një akomodim luksoz në Airbnb, ku një natë qëndrimi kushton rreth 500 euro për person.
Sipërmarrësi Johnny Palmer ka transformuar avionin legjendar Boeing 727, i ndërtuar në vitin 1968, në një hapësirë unike për pushime. Avioni u kthye në mjet privat në fillim të viteve ’80, periudhë kur ishte në pronësi të Pablo Escobarit, i konsideruar si një nga kriminelët më të pasur në histori.
“Not Alone”, filmi që bashkon për herë të parë Timothée Chalamet dhe Selena Gomez!
Escobari, i cili ndërtoi një perandori të trafikut të kokainës me një pasuri të vlerësuar në rreth 30 miliardë dollarë, kishte pajisur avionin me detaje luksoze prej ari dhe kristali.
Edhe pse avioni ka kaluar në disa pronësi dhe është restauruar, ai vazhdon të ruajë stilin retro karakteristik të viteve ’80.
Akomodimi përfshin dy dhoma ndenjeje, një dhomë gjumi me krevat dopio, tre tualete, një kabinë dushi dhe një kuzhinë të pajisur plotësisht, duke ofruar hapësirë për deri në katër persona.
Kujdes para se të mbillni! Këto pemë mund t’ju sjellin probleme dhe kosto të larta!
Në pjesën e jashtme, mysafirët mund të shijojnë një kuvertë me vaskë të nxehtë, sauna dhe dush të hapur, ndërsa i gjithë objekti furnizohet me energji të rinovueshme përmes paneleve diellore.
Trupi i avionit ndodhet në zonën industriale Skyline Park në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, ku është vendosur mbi kontejnerë transporti.
Megjithatë, vizitorët paralajmërohen se qetësia është e garantuar kryesisht gjatë fundjavave, pasi gjatë ditëve të javës zhurmat nga aktiviteti industrial në zonë mund të shqetësojnë pushuesit.
