Lajme

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë një inspektimi në terren, zyrtarët kanë konstatuar mangësi në përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.

“Pas konstatimit të gjendjes në terren, inspektorët e punës kanë ndërmarrë masat përkatëse ligjore, duke nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt, deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se respektimi i masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës, duke u bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë kushte të sigurta për punëtorët./teve1.info/

Të Ngjashme