Lajme

Shpërthen çanta me eksploziv gjatë ndërhyrjes së policisë, humb jetën një efektiv dhe plagoset rëndë një tjetër (Video)

Një punonjës i Policisë Kombëtare spanjolle ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksploziv në qytetin e Oviedos, në pjesën veriore të Spanjës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, pasi forcat e rendit u njoftuan për një konflikt të dhunshëm mes dy familjeve. Gjatë përplasjes, një burrë kishte qëlluar me armë zjarri një grua të re, e cila, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët konstatuan një çantë shpine të dyshimtë pranë hyrjes së një pallati. Brenda saj ishte vendosur një pajisje eksplozive, e cila shpërtheu gjatë ndërhyrjes së policisë.

Sipas sindikatës policore JUPOL, shpërthimi ndodhi teksa efektivët po përpiqeshin ta largonin çantën nga ndërtesa për të shmangur rrezikun ndaj banorëve.

Shpërthimi rezultoi fatal për njërin prej policëve, ndërsa kolegu i tij pësoi plagë të rënda.

🇪🇸‼️ Un agente de Policia Nacional MUERTO y otro herido MUY grave tras la explosión de una mochila bomba en Oviedo https://t.co/JDgz9q8uCR

— Actualidad Noticias (@Actualidad_Pol) November 10, 2026

Të Ngjashme