Lajme

Bahtiri i ndërpret konferencën Jehona Lushakut: Po flas në emër të VV-së, sillni emrin dhe nënshkrimet

Sot në Kuvendin e Kosovës po ndodh një dramë mes partive politike, saktësisht mes VV-së dhe LDK-së.

Kryetari i VV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ftuar LDK-në që ta sjell një emër dhe 15 nënshkrimet e tyre për të kandiduar për Presidente në garë me Feride Rushitin.

Në lidhje me këtë, ka dal në një konferencë për media Jehona Lushaku, shefja e grupit parlamentar të VV-së, e cila derisa po thoshte se kjo e Kurtit është shou, është ndërprerë nga deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.

“Po flas në emër të VV-së, silleni emrin dhe nënshkrimet”, dëgjohet duke bërtitur Bahtiri.

Kanë mbetur vetëm edhe tri orë derisa të përfundoj afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Seanca e orës 19:00 është ndërprerë ndërsa kryetarja e Kuvendit e ka thirrur një tjetër për orën 23:00.

Të Ngjashme