Lajme

​Dyshohet se iku nga vendi i aksidentit, ja çfarë iu gjet shoferit në Ferizaj

Policia në Ferizaj ndalon një veturë dhe sekuestron një armë zjarri.

Dje rreth orës 21:40, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit, gjatë verifikimeve dhe kontrollit tek shoferi i veturës, A.J., 40 vjeç kanë gjetur në posedim një armë zjarri për të cilën posedonte leje.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku njësiti i hetimeve ka kryer procedurat përkatëse dhe me këtë rast, kanë sekuestruar: një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Të Ngjashme