Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka shkuar te zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, siç ka thënë, për t’i kërkuar 15 nënshkrimet dhe kandidatin për president.
Ai veproi kështu derisa shefja e Grupit parlamentar të Lidhjes Demorkatike po mbante një konferencë për medie.
Veprimi i Bahtirit bëri të ketë një ballafaqim të pazakonshëm me Lushakun.
Bahtiri: Kërkoj nënshkrimet dhe kandidatin e LDK-së për president
“Në emër të LVV-së kërkoj nënshkrimet prej jush dhe emrin e kandidatit. Unë erdha sinqerisht, jam duke i kërkuar nënshkrimet”, tha Bahtiri.
Lushaku e quajti teatër kërkesën e deputetit të Vetëvendosjes dhe ish kryetarit të Mitrovicës duke i thënë se ai dhe as partia e tij nuk janë autoritete për të kërkuar diçka nga LDK.
Lushaku: Kjo është një teatër
“Teatrin në natën e fundit. Ti nuk je autoriteti, as LVV-ja, për të kërkuar nënshkrime”, tha ajo.
