Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të PDK-së në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
Përmes një reagimi, Bajqinovci ka vlerësuar se një gjuhë e tillë është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën.
Ai ka theksuar se Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë.
Postim i plotë:
Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme.
Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget.
