Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pozicionin e kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se problemi i Abdixhikut nuk qëndron te mungesa e reklamës, por te mungesa e rezultateve politike.
“Me sa duket, problemi i Lumirit nuk është mungesa e reklamës, por mungesa e rezultatit. Dhe kur fillon gara për pasardhësin para se të mbarojnë arsyetimet për rezultatin, atëherë mesazhi është i qartë”, ka shkruar ai.
Deklarata e deputetit të LVV-së vjen në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohen diskutime dhe debate lidhur me rezultatin zgjedhor dhe të ardhmen e partisë.
