Lajme

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026, rreth orës 13:25.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje. Lidhur me rastin i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është cilësuar si “Kanosje”./teve1.info/

 

Të Ngjashme