Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare, të dyja femra kosovare.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
