Lajme

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk ësht�

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami foli për çështjen e presidentit, i cila synohet nga LDK.

“Pozita e presidentit ka mbetur pezull. Varet nga ana e LDK-së për shkak të zhvillimeve të tyre të brendshme. LDK duhet të vendos, ose me PDK-në ose në anën tonë. LDK e ka provuar tre herë në zgjedhje dhe nuk ka dal mirë”, tha Bajrami emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Tutje, Bajrami pohoi se bashkëpunimi me LDK-në është i natyrshëm.

“Bashkëpunimi me LDK-në nuk është punë dashurie, por interes publik për shkak të numrave. Bashkëpunimi me LDK është proces i natyrshëm pasi ne nuk mund ta ftojmë për qeverisje partinë e dytë, por të tretën. Partia e dytë synon të dal e para. LDK-së ia kemi ofruar të drejtën e propozimit të kandidatit, por jo që vjen nga strukturat e LDK-së. Ne i kemi 5-6 kandidat më të votuar se Vjosa Osmani në listën tonë. A duhet edhe ata t’i bëjmë presidentë?. Ndonjëri nga ta mund të hidhërohet të thotë pse Vjosa e ne jo. Nuk duhet të banalizohet ky diskutim. Nuk bën të vajtohet e ankohet. Kjo nuk është lojë fëmijësh. Nuk duhet t’i malltretojmë qytetarët me zgjedhje sërish. 5 ose 6 kandidatë janë më të votuar se Vjosa Osmani”, pohoi Alban Bajrami.

Të Ngjashme