Lajme

Balerina e klubit i bën ‘gropën’ shqiptarit: Më hodhi drogë në pije dhe më …

Një balerinë 25-vjeçare ka denoncuar në polici një episod të dyshuar të dhunës seksuale brenda një klubi nate në Milano dhe autori i dyshuar është një klient 25-vjeçar me origjinë shqiptare.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së të dielës, kur e reja ishte në punë. Sipas versionit të saj, klienti kishte rënë dakord me drejtuesit e lokalit që të kalonte rreth 30 minuta me të në një dhomë private të klubit.

NEWS  Policia me “dorë të hekurt”/ Nuk e merr dot kurrë patentën në Shqipëri, nëse …Ishte pikërisht aty, larg pjesës tjetër të klientëve dhe personelit të sigurisë, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi.

“Një klient më detyroi të kryeja marrëdhënie me të”, mësohet të ketë deklaruar 25-vjeçarja para efektivëve.

E reja ka ngritur gjithashtu dyshime se mund t’i jetë hedhur ndonjë substancë në pijen e saj. Alarmi në klub është dhënë rreth orës 05:00 të së hënës, pasi i riu, pas episodit të dyshuar, kishte nisur të shqetësonte edhe personelin e lokalit.

NEWS  Nga 1 korriku rriten pensionet, ekspertja nxjerr detajet: 550 mijë përfitues në të gjithë vendin, ja sa do jetëNë vendngjarje mbërritën patrullat e para të karabinierëve, të cilët morën dëshminë e 25-vjeçares. Ajo kishte arritur të largohej nga dhoma private dhe kishte kërkuar ndihmë.

Pak më vonë, në klub mbërriti edhe personeli mjekësor, i cili e shoqëroi vajzën në një qendër kundër dhunës. Atje iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe mori mbështetje psikologjike. Rezultatet e ekzaminimeve pritet t’u japin hetuesve të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Hetimi po zhvillohet nën koordinimin e Prokurorisë së Milanos. Autoritetet po verifikojnë dëshminë e 25-vjeçares dhe po kërkojnë prova që mund të ndihmojnë në sqarimin e asaj që ka ndodhur në dhomën private.

NEWS  Kritikat nga raporti i KE-së për ndalimin e arrestimit të Ballukut, aktivisti: Belinda mbrohet nga qeveria!25-vjeçari shqiptar është nën hetim në gjendje të lirë për dyshimin e dhunës seksuale, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe analizave. Sipas autoriteteve, hetimi është ende në fazat e para dhe versioni i ngjarjes pritet të sqarohet pas mbledhjes së provave dhe rezultateve të ekzaminimeve.

Të Ngjashme