Lajme

Bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në 80 minuta te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku fluksi i automjeteve mbetet i qetë në shumicën e vendkalimeve, me përjashtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Në pikat kufitare vërehet një fluks i shtuar i veturave.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 80 minuta e kolona e automjeteve deri në 400 metra te Dheu i Bardhë.

Derisa në pikat e tjera koha e pritjes nuk është mbi 10 minuta.

Të Ngjashme