ShowBizzz

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në mbrëmjen humanitare

Të enjten, amfAR Gala Cannes 2023 e sponsorizuar nga Aston Martin, u zhvillua në Hotelin legjendar “Du Cap Eden Roc Cap D’Antibes”, në Francë.

Dhe Bebe Rexha, 33 vjeçe, ishte e ftuar speciale për të performuar në eventin e mbushur me plot yje të Holyywoodit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e veshur me një kostum të ngushtë me mëngë të gjata dhe një pjesë të përparme të ulët, e cila me qëllim e la në dukje dekoltenë e saj.

ImageBebe Rexha

Përderisa interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, Bebe Rexha mahniti me paraqitjen e saj, gjersa për aksesorë kishte zgjedhur një gjerdan të gravruar me emrin e saj.

Duke kompletuar pamjen e saj të performancës, superylli kishte të aplikuar në fytyrë një makijazh të rëndë të kompletuar me rimelin blu, teksa i kishte lënë flokët e saj bionde në valë të lirshme.

ImageBebe Rexha

Mbretëresha Latifah shërbeu si nikoqire e asaj nate që është festa më e madhe gjatë Festivalit vjetor të Filmit në Kanë, dhe e cila mbledh miliona dollarë për kërkimin dhe ndërgjegjësimin për HIV dhe AIDS.

Të ftuarit shijuan performanca muzikore nga: Halsey, Adam Lambert, Bebe Rexha dhe Gladys Knight, ndërsa pinin tequila “Clase Azul Gold” dhe “Reposado” nga marka e parë e pijeve luksoze në Meksikë.