Përpara nisjes së spektaklit Prime të “Big Brother VIP Kosova 5”, moderatori Alaudin Hamiti ka bërë një postim në rrjetet sociale që ka nxitur kureshtjen e ndjekësve.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah Jonidës, ai ka paralajmëruar zhvillime të reja, duke lënë të kuptohet se një ngjarje nga e kaluara mund të rikthehet në vëmendjen e publikut.
“Mirë se vini në botën e dramave, si dhe të një historie që rikthehet në Big pas 3 vjetësh”, ka shkruar Hamiti krahas fotos, pa dhënë detaje të mëtejshme se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.
Kujtojmë se ky edicion i Big Brother VIP Kosova ka nisur zyrtarisht me futjen e 21 banorëve, të cilët tashmë kanë nisur garën e tyre brenda shtëpisë.
