Artan Behrami i PDK-së ka bërë të ditur se Bedri Hamza do të jetë përsëri kandidati i kësaj partie për postin e kryeministrit në zgjedhjet e 7 qershorit.
Behrami në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 e përshkroi Hamzën si një figurë të matur dhe profesionale, duke theksuar se ai shmang retorikën përçarëse dhe nuk përfshihet në polemika të panevojshme.
Sipas tij, ai përfaqëson një qasje të qetë dhe të fokusuar në përmbajtje.
Behrami tha se PDK synon të forcojë programin e saj politik dhe të hapet për bashkëpunim me subjekte të tjera që ndajnë qëllime të përbashkëta.
