Lajme

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se që nga shkuarja e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në Hagë, elektorati i PDK-së nuk është thyer më.

Ai ka thënë se në PDK duhet të kontribuoojnë simpatizantët e kësaj partie për të sjellë fitoren e madhe në prag të kthimit të ish-krerëve të UÇK-së.

“Që nga shkuarja e Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli në Hagë, elektorati i PDK-së nuk është thyer kurrë.Tani, kur kthimi i tyre është më afër se kurrë, ne nuk duhet të demoralizohemi.Sot, si kurrë më parë, duhet të japim krejt çfarë kemi për t’ia sjellë fitoren e madhe PDK-së në prag të kthimit të tyre.Kokën lart — jemi shumë afër fitores së dyfishtë:Fitores së PDK-së, të Bedri Hamzës.Dhe fitores së kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”, ka shkruar Behrami./teve1.info/

Të Ngjashme