Lajme

Behrami:Ne jemi këtu, në Kuvend

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Facebook”, ku ka bërë të ditur se ai dhe deputetë tjerë nga opozita janë në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi këtu, në Kuvend. Lërini instalacionet në hollin e Kuvendit, sepse nuk mundeni ta mbuloni tradhtinë që po ia bëni këtij shteti”, shkroi Behrami.

Po ashtu, Behrami, tha se gazetarët nuk po lejohen që të hyjnë brenda.

“Dyert janë të mbyllura, gazetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda.Këta i kanë okupuar të gjitha institucionet.Ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me logon e VV-së. Por, ne nuk do ta lejojmë”, shtoi ai.

 

Të Ngjashme