ShowBizzz

Bella Hadid “ndez” rrjetin, shfaq bicepset e tonifikuara me reçipeta sportive

 Bella Hadid ka treguar forcën dhe energjinë e saj në fushatën e re para-vjeshtore të markës Alo, ku shfaqet duke pozuar me pesha në duar dhe duke nxjerrë në pah bicepset e saj.

Modelja 29-vjeçare, ambasadore e markës së veshjeve sportive, prezantoi fushatën e re të martën dhe ndau disa momente me ndjekësit e saj në Instagram.

“Vajza më e re e @alo! Shëndeti është pasuri, zemër!”, shkroi Hadid në postimin e saj, duke iu referuar edhe rëndësisë së mirëqenies fizike dhe mendore.

Hadid, e cila prej vitesh përballet me sëmundjen Lyme, tha se ndihet “e bekuar” që është zgjedhur si fytyra e një kompanie veshjesh sportive që ajo e ka “dashur, përdorur dhe stiluar” prej më shumë se një dekade.

Modelja me origjinë nga Uashingtoni dhe e rritur në Malibu pozoi në mënyrë elegante dhe provokuese, duke veshur pantallonat sportive “Accolade” me vlerë 78 dollarë dhe reçipetat sportive “Sheer Glow Bra” me çmim 44 dollarë, në një set fotografik të stiluar nga Mimi Cuttrell.

Në videon promovuese të fushatës, Hadid foli për rëndësinë e të ndierit mirë me veten.

“Të jesh rehat me trupin tënd, të ndihesh mirë në qetësi, në heshtje, vetëm me frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, në këtë moment”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se vlerëson ndjesinë e të qenit plotësisht vetvetja dhe lirinë për të jetuar me zemër të hapur, duke ndjekur intuitën dhe duke i dhënë vetes kohë për t’u rritur.

“Kur mendja ime është e qartë dhe e qetë, gjithçka duket se bie në vendin e duhur”, tha Hadid.

Të Ngjashme