ShowBizzz

Beniada single, Romeo e “gjuan” në emision

E ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” Beniada Nishani, u ngacmua sërisht për jetën e saj private dhe ndarjen e fundit nga vëllai i Arbër Hajdarit.

Beniada rikonfirmoi sërish që është single për momentin.

Pas kësaj deklarate Romeo e ka “ngacmuar” live në emision. Teksa Beniada e ka ka pyetur “po ti nga do ta gjesh vajzën”, ai i është përgjigjur me shaka  “po ti nga e di që nuk po e shikoj tani” teksa përballë kishte ish-banoren e “BBV”.

Nën tingujt e këngës së “Weekend- Can’t Feel My Face”, të kënduar nga Edea, Romeo ftoi për të kërcyer Beniadën. Dyshja duken shumë simpatikë pranë njëri-tjetrit, ndërsa edhe publiku ka shprehur gjithmonë interes për t’i parë bashkë.

Kujtojmë që Beniada dhe Blerti Hajdari u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Beniada single, Romeo e “gjuan” në emision