Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i kthyer SPAK-ut për hetime të mëtejshme dosjen e njohur si “SASPAK”, pritet të nisin kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë ndaj të pandehurve.
Njëri prej tyre, Ermal Kurtulaj, i cili ndodhet në arrest me burg, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë. Avokati i tij, Ermir Beta, bëri të ditur se kërkesa bazohet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë për afatet e paraburgimit, të cilat sipas mbrojtjes kanë përfunduar.
NEWS Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”: Nuk na njoftuan për ta shoqëruar në spital! Itinerari që ndoqi “Audi A7”, nga Durrësi dyshohet se shkoi në…Edhe avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj, konfirmoi se do t’i drejtohet GJKKO-së me një kërkesë të ngjashme për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se Beqaj mbahet në paraburgim në kuadër të së njëjtës dosje.
Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj janë dy personat e vetëm të arrestuar mes nëntë të pandehurve të kësaj çështjeje, ndërsa nën hetim janë edhe dy shoqëri tregtare.
NEWS Durrës Yachts & Marina, IKMT: Godinat janë ulur deri në 28 cm, ja çfarë zgjidhje duhet bërëPak ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi të mos e kalojë dosjen për gjykim themeli, por ta rikthejë atë në SPAK për plotësimin e hetimeve, duke caktuar afat deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.
Ndërkohë, Ilir Beqaj vijon të përballet edhe me procesin gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
NEWS Protestuesit nisin ‘aksionin’, qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit
