Beyoncé feston sot 45-vjetorin e lindjes.
Këngëtarja amerikane, një prej emrave më të njohur të muzikës botërore, ka lindur më 4 shtator 1981, ndërsa në këtë ditë të veçantë nëna e saj, Tina Knowles, ka zgjedhur të rikthehet pas në kohë.
Tina Knowles publikoi në rrjetet sociale një fotografi të rrallë nga materniteti, të realizuar menjëherë pas lindjes së Beyoncé.
Në foto, ajo shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e saj të sapolindur dhe kujton momentin e parë kur nënë e bijë panë njëra-tjetrën.
Në dedikimin e saj, Knowles kujtoi se lindja kishte zgjatur nëntë orë dhe se në fotografi ishte e lodhur, por njëkohësisht shumë e lumtur.
“E kujtoj këtë ditë 45 vjet më parë. U deshën nëntë orë që të vije në jetë. Ndërsa unë, në këtë fotografi, jam e rraskapitur, por në të njëjtën kohë më e lumtur se kurrë më parë”, shkroi ajo.
