Lajme

Bie çmimi i derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina më të lira se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.40 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.33 euro për litër.

Krahasuar me një ditë më parë, çmimi i naftës ka shënuar ulje prej 3 centësh për litër, ndërsa benzina është liruar për 2 centë./teve1.info/

 

Të Ngjashme