Lajme

Bie në pranga edhe nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për shtytje në vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe nënën e të dyshuarit lidhur me vrasjen në Kobaj të Prizrenit të dielën.

Siç kanë bërë të ditur nga Policia, nëna e autorit po dyshohet për “shtytje në vrasje”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se e dyshuara është dërguar në ndalim prej 48-orësh.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme. Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar disa dëshmitarë.

Më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është intervistuar edhe nëna e të dyshuarve në cilësinë e të dyshuarës, në prezencë të mbrojtëses së saj, nën dyshimin për veprën penale “Shtytje në vrasje”. Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Siç është raportuar në media, i gjithë konflikti ka filluar lidhur me emërtimin e një rruge.

Të Ngjashme