Ed Sheeran u ngjit në skenë në Filadelfia, për herë të parë që nga polemika e shkaktuar nga përjashtimi i reperit Macklemore nga turneu i tij, pas disa deklaratave pro-Palestinë.
Shkarkimi i artistit që hapi koncertet e tij dhe që në fillim të shtatorit kishte bërë thirrje për “çlirimin e Palestinës”, i ka sjellë yllit britanik të muzikës pop një breshëri kritikash të paprecedentë për një muzikant që deri më tani ishte vlerësuar shumë dhe ishte shmangur nga polemikat.
Sheeran foli për herë të parë për Gazën. “Situata është e pafalshme “, tha ai. Përpara kësaj deklarate, Sheeran ishte përpjekur ta shuante polemikën me një mesazh të postuar në Instagram, duke pretenduar se “nuk donte ta shndërronte punën e tij në një platformë politike”. “Unë nuk jam bashkëfajtor. Unë kam mendimet e mia personale mbi këtë konflikt shkatërrues.”
Ndërkohë, disa dhjetëra protestues pro-palestinezë u mblodhën jashtë një stacioni metroje pranë Lincoln Financial Field, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur “Palestina e lirë, e lirë”. Oficerët e policisë në një duzinë makinash monitoruan demonstratën paqësore nga distanca.
Përpara koncertit të së shtunës në mbrëmje, krijuesi i hitit global “Shape of You” u përpoq ta shuante polemikën me një mesazh të postuar në Instagram. “Vetëm pse zgjedh të mos flas publikisht nuk do të thotë se nuk kam asnjë problem, ose se kjo çështje nuk është për zemrën time”, tha ai.
Megjithatë, i akuzuar se nuk e ka mbrojtur mikun e tij Macklemore dhe, më e rëndësishmja, se ka denoncuar gjendjen e vështirë të palestinezëve në Gaza, Sheeran është braktisur nga muzikantë të tjerë në turneun e tij dhe rrezikon një bojkot nga fansat.
Ndërkohë, çmimi i biletave më të lira ka rënë nga 123 dollarë në 67 dollarë./ ANSA.
