Bleona Qereti po hap një kapitull të ri në karrierën e saj, duke iu rikthyer repertorit në shqip që e bëri një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Këngëtarja ka nisur punën për rixhirimin dhe ripërpunimin e 20 këngëve, të cilat do të publikohen në kuadër të dy albumeve vizuale.

Të lidhura
None found

Paralelisht, ajo po sjell materiale të reja në anglisht, mes tyre “RIDE IT” dhe “BOY GONE BAD”, ndërsa në vijim pritet edhe një EP e prodhuar nga producenti i njohur Timbaland. Projekti i ri bashkon dy periudha të rëndësishme të rrugëtimit të saj artistik. Në Shqipëri, Bleona publikoi tetë albume në gjuhën shqipe, ndërsa më pas u zhvendos drejt tregut amerikan, ku ndërtoi një karrierë ndërkombëtare. Në këtë fazë të karrierës, ajo ka arritur edhe një rezultat të rëndësishëm në tregun amerikan, duke u renditur në vendin e parë të Billboard Dance Club Songs me këngën “I Don’t Need Your Love”.
Krahas muzikës, Bleona është angazhuar edhe në projekte kinematografike. Rikthimi te repertori i vjetër vjen ndërkohë që artistët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi kontrollit mbi katalogët e tyre muzikorë dhe mënyrës se si trashëgimia e tyre artistike prezantohet te publiku.Për Bleonën, ky projekt duket se shkon përtej nostalgjisë. 20 këngët e ripunuara do të shërbejnë si një urë mes fillimeve të saj në muzikën shqiptare dhe eksperiencës së fituar gjatë viteve në skenën ndërkombëtare, duke i dhënë një tjetër jetë këngëve me të cilat nisi rrugëtimin e saj.